SHËRBIMET TONA
.jpg)
VIDEO ADS
Krijo videoreklamën e endërrave tuaja me ekipën tonë profesionale.

BRANDING
Krijo brendin tënd, duke krijuar logon e kompanisë tuaj, duke zgjedhur ngjyrat të cilat të përfaqsojnë.

DIGITAL MARKETING
Rinovo në mënyrë strategjike daljen dhe praninë tuaj në internet.

WEB DEVELOPMENT
Krijo website-in tuaj me dizajnet më bashkëkohore.

REKLAMA NË HAPSIRA PUBLIKE
Reklamo në airoporte, stadiume, stacione dhe hapsira tjera publike.
RRETH NESH
_page-0001.jpg)
Pse duhet të zgjidhni Plan B Agency ?
Mirë se vini në Plan B Agency.
Ne nuk jemi vetëm një agjenci marketingu, por partnerë të besueshëm që ndihmojnë bizneset të dalin në vëmendje në një botë gjithnjë e më konkurruese.
Në çdo projekt që marrim pjesë, vlerat tona udhëhiqen nga inovacioni, kreativiteti dhe përkushtimi për cilësi të lartë. Ne punojmë ngushtë me klientët tanë për të kuptuar nevojat e tyre dhe për të krijuar strategji të personalizuara që tërheqin audiencën dhe rrisin ndikimin e tyre në treg.
_page-0002.jpg)
Plan B është një kompani e marketingut, e cila ofron strategji dhe shërbime të ndryshme profesionale rreth marketingut për bizneset tuaja.
Kompania jonë ka një staf profesional, i cili punon me shumë profesionalizëm dhe përgjegjësi. Ne jemi bashkëpuntori juaj më i miri.
Së bashku me ne ju do keni mundësi të ecni me hapa të sigurtë dhe do ta keni të garanatuar suksesin e biznesit tuaj.
Kush jemi ne?
STRATEGJIA JONË
Metodat tona strategjike
Zbuloni se si PLAN B AGENCY rinovon në mënyrë strategjike daljen dhe praninë tuaj në internet. Shërbimet tona të përshtatura janë krijuar për të përmbushur nevojat unike të biznesit tuaj, duke vendosur terrenin për rritje të qëndrueshme dhe rritje të shikueshmërisë së markës.
Marketingu online
Trafik organik
Në kohën që jetojmë, prezenca në internet nuk është më një opsion – është një domosdoshmëri. Një strategji e mirëfilltë e marketingut online ndihmon bizneset të rrisin dukshmërinë, të ndërtojnë marrëdhënie me klientët dhe të rrisin shitjet në mënyrë të qëndrueshme.
Por çfarë përfshin një strategji efektive?
Reklamim në hapsira publike
Marketig i targetuar
Në një botë ku konsumatori është i bombarduar me informacione digjitale çdo sekondë, prania fizike e reklamës në hapësira publike nuk ka humbur fuqinë e saj – përkundrazi, po bëhet më e rëndësishme se kurrë.
Email Marketing
Angazho Interesin, Rrit Ndikimin.
Zgjidhjet tona të marketingut me email janë të dizajnuara për të ndërtuar narrativa tërheqëse dhe për të gjeneruar interaksione me audiencën tuaj. Duke u mbështetur në strategji të bazuara në të dhëna, ne krijojmë fushata të personalizuara që flasin drejtpërdrejt me nevojat dhe interesat e klientëve tuaj. Rezultati? Angazhim më i lartë, marrëdhënie afatgjata dhe rritje e dukshme në performancën tuaj të marketingut.
Analitikë e të dhënave
Performancë që flet me fakte.
Të dhënat janë themeli i çdo vendimi strategjik që marrim. Në PLAN B AGENCY, përdorim mjete të avancuara analitike për të nxjerrë njohuri të vlefshme dhe të zbatueshme. Kjo ju mundëson të merrni vendime të informuara në fushën e marketingut, duke ndihmuar në rritje të qëndrueshme dhe arritje të rezultateve të matshme në biznesin tuaj.
REKLAMO BIZNESIN TËND
REKLAMO NË AEROPORTIN E PRISHTINËS
Promovo Biznesin Tënd në Zemrën e Kosovës – Aeroporti i Prishtinës!
Jeni pjesë e diasporës dhe dëshironi të ngritni vizibilitetin e biznesit tuaj? Tani keni mundësinë ideale për të reklamuar direkt në pikën ku çdo udhëtar e fillon dhe përfundon rrugëtimin – Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.
Çdo ditë, mijëra mërgimtarë, turistë dhe udhëtarë nga mbarë bota kalojnë nëpër këtë qendër moderne ajrore. Kjo është platforma perfekte për t’ia prezantuar produktin apo shërbimin tuaj audiencës që vërtet ka ndikim dhe besim në cilësi.

REKLAMO NË STADIUMIN FADIL VOKRRI
Reklamo në zemër të emocioneve – në stadiumin e Prishtinës!
Shfrytëzo mundësinë unike për ta vendosur markën tuaj përballë mijëra tifozëve gjatë ndeshjeve të Kombëtares. Një ekspozim maksimal, një audiencë e përkushtuar dhe një atmosferë që ngjall emocione – kjo është reklama që lë gjurmë!
Rezervo hapësirën tënde sot dhe bëhu pjesë e lojës!

REKLAMO NË TV KANALET MË TË SHIKUARA SHQIPTARE
Reklamo në TV – Në Kanale Shqiptare me shikueshmëri maksimale
Fuqizoni Biznesin Tuaj në Ekranet më të Ndjekura Shqiptare!
Arrini mijëra konsumatorë çdo ditë, drejtpërdrejt në çdo shtëpi shqiptare.
Është momenti ideal për ta bërë biznesin tuaj të njohur në gjithë trojet shqiptare. Reklamoni në televizionet më të ndjekura – aty ku audienca është e përkushtuar dhe vëmendja maksimale: lajme, seriale dhe emisione që ndiqen çdo ditë.
Kontaktoni sot për të ndërtuar një fushatë televizive me ndikim të lartë dhe për ta sjellë zërin e biznesit tuaj në çdo ekran!

Plan B Agency- Agjenci e ngjarjeve të mëdhaja
SHQIP UP FESTIVAL
Deri më tani janë mbajtur 3 edicione të këtij festivali derisa edicioni 4 do të mbahet në Tetor të këtij viti.
Në zemër të Zürichit, ky festival mbledh mijëra pjesëmarrës nga mbarë diaspora, duke krijuar një atmosferë unike me performanca nga artistët më të njohur shqiptarë, ushqim tradicional, aktivitete për familje dhe shumë surpriza.
-
Muzikë live
-
Shije autentike shqiptare
-
Zona për fëmijë
-
Artistë të njohur nga trojet shqiptare
Një festë për zemrën, shpirtin dhe identitetin shqiptar! Bëhu pjesë e festialit, ejani të festojmë së bashku dhe të tregojmë krenarinë tonë me zë të lartë – në Zürich, por me zemrën në Shqipëri e Kosovë.

EDICIONI I

Edicioni i parë i Festivalit ishte një sukses në vete, me një pjesëmarrje masive nga shumë vende të Evropës, ku shumë nga ta, në mungesë të vendeve, kaluan mbrëmjen në këmbë.
EDICIONI II

Më 21 tetor 2023, u mbajt edicioni i dytë i Festivalit “Shqip Up Comedy” në Cyrih të Zvicrës.
Pas këtij edicioni festivali “Shqip Up Comedy” u ciliësua si festivali më i madh i Stand-Up komedisë në Zvicër. Ky festival erdhi me përmasa edhe më të mëdha në këtë edicion pas një suksesi të mrekullueshëm që pati edicionin e parë.
EDICIONI III

Edicioni i 3-të i Shqip Up Festival Comedy, i organizuar nga PlanB Agency, ishte një mbrëmje spektakolare e mbushur me të qeshura dhe festim kulture. I mbajtur në Zvicër, ky event mblodhi një audiencë entuziaste prej rreth 1,500 vetash, të gjithë të etur për të përjetuar më të mirën e humorit dhe argëtimit shqiptar.
EDICIONI IV
Një falënderim i përzemërt për të gjithë ata që morën pjesë dhe mbështetën këtë event të jashtëzakonshëm. Energjia dhe entuziazmi juaj e bënë këtë festival për t’u mbajtur mend. Me padurim presim të shihemi sërish në edicionin e ardhshëm të Shqip Up Festival Comedy, ku e qeshura vazhdon të na afrojë më shumë!
Shihemi në Edicionin e 4-të!
PARTNERËT
![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() |
---|---|---|---|---|---|
![]() | ![]() | ![]() |
BASHKPUNËTORET
Në çdo rrugëtim suksesi, qëndrojnë njerëz të cilët besojnë, mbështesin dhe ecin përkrah. Për ne, ata janë më shumë se partnerë – janë shtylla e qëndrueshmërisë dhe rritjes sonë.
NA KONTAKTONI
Qendrojm në kontakt
Nëse dëshironi të jeni gjithmonë të informuar për ofertat më të fundit, projektet tona të reja apo thjesht të mbani kontakt me ekipin tonë – jemi këtu për ju.
